Një grup grabitësish shqiptarë është kthyer në një makth për policët e Porto Sant’Elipidios në Itali, pasi refuzonin të arrestoheshin, edhe pse ishin të rrethuar nga efektivët. Madje dy grabitësit, 44 vjeçari L.G dhe shoku i tij (shqiptarë të dy), muratori 35 vjeçar me inicialet X.B, janë përleshur me policinë dhe kanë plagosur dhe një polic.
Dy skifterët shqiptarë kishin grabitur një shtëpi në Itali, në orët e vona të natës. Aty kishin vjedhur sende floriri. Pas kësaj ja kishin mbathur me një makinë të cilën ua kishte siguruar një shqiptar i tretë, i cili ende nuk është kapur nga policia.
Në momentet e ndjekjes, shqiptarët në pamundësi për t’u shkëputuar nga makinat e policisë, kanë braktisur automjetin dhe ja kanë nisur shpëtimit me vrap. Por pavarësisht përpjekjeve janë arrestuar.
Në kontrollet që janë bërë më pas nga policia italiane në shtëpitë e shqiptarëve janë gjetur 58 bizhuteri floriri, 4 ora të shtrenjta… por edhe 6 diamante, me një vlerë prej më shumë se 50 mijë eurosh./java/a.k