Opozitari rus, Aleksei Navalni u dënua sot me pesë vite burg me kusht për përvetësim fondesh, në një proces të dërguar në shkallën e parë nga Gjykata e Lartë.
Opozitari dhe blogeri 40-vjeçar antikorrupsion njoftoi se do të apelonte vendimin në instancat më të larta dhe pohoi se ishte i vendosur për të paraqitur kandidaturën e tij në presidencialet e vitit 2018.
“Ne do të vijojmë fushatën tonë elektorale pavarësisht vendimit të kësaj gjykate”, u shpreh Navalni për median pak pas leximit të vendimit nga gjykatësi.
“Që nga nesër, Kremlini do të vijojë një seri pretendimesh sipas tyre se nuk ka të drejtë të marrë pjesë në fushatë. Por në Kushtetutë është e shkruar se të gjithë ato kandidatë që nuk ndodhen në burg kanë të drejtë të paraqiten”, vijoi opozitari.
Navalni është i akuzuar se ka organizuar në 2009 përvetësimin e gati 400 000 euro në dëm të një shoqërie publike për shfrytëzimin e pyjeve ndërsa ai ishte këshilltar i guvernatorit të Kirovit, rreth 900 kilometra në lindje të Moskës./b.d