Përmbaruesi privat gjyqësor Baftjar Nelaj është ndaluar për herë të dytë nga Policia e Tiranës brenda pak kohësh. Sipas bluve të kryeqytetit, Baftjar Nelaj ushtronte funksionin si përmbarues privat pa licencë, pasi certifikata i është hequr.
Këtij shtetasi pasi i është hequr liçensa, ka vijuar me kërkesa, urdhra ekzekutimesh dhe sekuestrosh në tre subjekte të ndryshme.
Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar kopje të shkresave të cilat vërtetojnë se pas heqjes së liçensës ky përmbarues ka vazhduar ushtrimin e detyrës duke sjellë pasoja ndaj 3 subjekteve.
Baftjar Nelaj më herët është shpallur fajtor me vendim të Gjykatës së Tiranës për veprën penale të “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”. Tashmë akuzohet për shpërdorim detyre. /b.d