Hakerat gjithmonë e më shumë janë duke bërë kërdinë me hakimet e faqeve të personazheve të njohur nga arti e sporti. Këtë herë pre e tyre ka rënë profili në Instagram i Wojciech Szczęsny’s.
Ditën e mërkurë një numër i madh fotosh me pullë të kuqe, lakuriq si të femrave edhe të meshkujve, u shfaqen në profilin zyrtar të portierit të Romës. Mes të tjerave, ajo që binte në sy ishte fotoja e zhveshur e një femre bionde, e cila i linte shumë pak vend imagjinatës.
Menjëherë u kuptua se nuk ishte lojtari i futbollit ai që po shpërndante këto foto të turpshme me 979 mijë fansat e tij, por dikush tjetër që kishte hakuar këtë llogari.
Pas këtij sulmi, portieri i Romës ka kërkuar ndjesë duke shkruar: “Siç mund ta keni parë, adresa ime është hakuar. Më vjen shumë keq për fotot që janë publikuar. Tani kam arritur të rimarr profilin tim, por hakerat kanë ende akses në adresën time. Po punoj për të zgjidhur sa më parë këtë problem”./joq