Një 36 vjeçar shqiptar ka humbur jetën sot në Xhenova të Italisë. 36 vjeçari Ervin Myrtaj nga Tirana është gjetur i vdekur në automjetin e tij.
Në bazë të hetimeve të kryera, rezulton se i riu ka pësuar arrest kardiak, ndërsa trupin e pajetë e ka parë e shoqja e tij. Ngjarja ka ndodhor në momentet kur i riu sapo kishte dalë nga shtëpia. Në median italiane shkruhet se i riu ka dalë pas një sherri me bashkëshorten.
Të dielën, dy vajza shqiptare mbetën të vdekura në një aksident pranë Romës, ndërsa dy ditë më parë një 21-vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti./java/ak