Policia ka nisur hetimet për një ngjarje të ndodhur 3 muaj më parë në fshatin Vrinë të Sarandës.
Babai 48-vjeçar është vënë nën hetim pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur. I dyshuari është 48-vjeçarit Izet Ademi.
Ky i fundit, i divorcuar nga bashkëshortja, ishte me 14-vjeçaren duke shfrytëzuar kohën që i takonte për t’u takuar me të bijën.
Ngjarja e rëndë është denoncuar dje në komisariatin e policisë së Sarandës nga mamaja e së miturës pasi kishte mësuar se çfarë kishte ndodhur. 48-vjeçari Ademi është duke u hetuar në gjendje të lirë. Ndërkohë, vajza po trajtohet me psikolog. /b.d