Grupi i shpëtimit që mori përsipër nxjerrjen e 3 minatorëve kinezë në Bulqizë ka braktisur kërkimet. Kësisoj shpresat që 3 minatorët të gjenden të gjallë janë shuar plotësisht.
Kjo ishte dhe dita e pestë e kërkimeve. Grupi i shpëtimit mbërriti deri në nivelin e 17-të, por nuk mund të avanconte më tutje ( minatorët mbetën të blokuar në nivelin e 21) për shkak të shpërthimeve të gazit.
Pavarësisht shpresave të pakta, përëri pritet që kërkimet të rimerren nga një grup tjetër kërkimi./java/a.k