Një shqiptar dhe një grek, përkatësisht 33 vjeç dhe 28 vjeç kishin krijuar një skemë të mirëmenduar për të kaluar nga Shqipëria drejt Greqisë një sasi të madhe kanabisi, por gjithçka është dekonspiruar nga forcat e policisë së dy vendeve në Pogan të Janinës.
Dy të rinjtë, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije, udhëtonin në makina të veçanta, ku njëra kishte drogën, ndërsa tjetra kryente “kontrollin” e rrugës.
Por forcat e policisë së të dyja vendeve kanë pikasur lëvizjet e dyshimta të makinave, dhe gjatë kontrollit kanë zbuluar drogën, 128 kilogramë kanabis.
Destinacioni i trafikantëve ishte të çonin në Greqi “mallin”./java/a.k