Ish ambasadori britanik në Jugosllavi Sir Ivor Roberts është i mendimit se një shkëmbim mes territoreve të Kosovës dhe Serbisë do të sillte zgjidhje në raportet mes dy vendeve.
“Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë do të sillte stabilitet dhe marrëdhënie të qëndrueshme ndërmjet dy shteteve”- është shprehur Roberts, gjatë prezantimit të librit të tij “Bisedat me Millosheviçin” në Shkollën Ekonomike të Londrës.
Roberts shprehet se ndërrimi i territoreve do të ishte zgjidhja, konkretisht, Kosova të merrte Luginën e Preshevës ndërsa Serbia zonën veriore të Mitrovicës ( të gjithë zonën në veri të lumit Ibër).
Kjo “lëvizje” sipas Roberts do të sillte njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë.
Sir Roberts ka mbajtur postin e ambasadorit të Jugosllavisë në vitet e vështira 94’ – 97’./java/a.k
(burimi balkaninsight) shkrimin e plotë mund ta lexoni këtu.