Policia ruse njoftoi sot arrestimin në muajin janar të nëntë personave të dyshuar, se i përkasin një grupi hakerash, pas përvetësimit në shkallë të gjerë të fondeve nga llogari bankare.
« Arrestimet, ku u përfshinë kryesisht shërbimet sekrete ruse, u kryen më 25 janar në Moskë, Shën Peterburg dhe në rajonet e Ekaterinbourg (Urale), Tver (veri) dhe në Krasnodar (jug) », bëri të ditur Ministria e Brendshme në një deklaratë.
« Arrestimet janë rrjedhojë e një operacioni të paprecedentë nisur në majin e 2016 në vijim të një bashkëpunimi mes policisë dhe shërbimeve sekrete të FSB », saktësoi ai. Ato kanë shënjestruar një grup ku përfshihen 50 anëtarë me seli në 17 rajone, të dyshuar për përvetësim të një vlere rreth një miliardë rubla (rreth 15 millionë euro) në sajë të piraterisë së llogarive bankare prej vitit 2013, sipas së njëjtit burim.
Sipas burimeve anonime të policisë cituar nga agjencitë ruse, bëhet fjalë për «Lurk», grupi legjendar në rrethin e hakerave ruse që forcat e rendit kishin shkatërruar në mesin e 2016 gjatë një operacioni të gjerë kontrolli kryesisht në rajonin e Ekaterinbourg./b.d