Disa pamje të publikuara në internet tregojnë një djalë të ri kinez, duke u përpjekur që të ngiste makinën e nënës së tij.
Ka qenë një kamerë e sigurisë ajo që ka kapur ngjarjen interesante kur një fëmijë ulet në automjetin e nënës së tij, tek sedilja e shoferit, dhe arrin me sukses ta vërë në lëvizje atë, në një garazh parkimi në jug të provincës Guangdong të Kinës.
Ndonëse 6 vjeçari e lëviz nga vendi, ai për fat të mirë nuk provon të bëjë diçka më shumë. Kjo do të ishte sigurisht shumë më e rrezikshme, pasi edhe siç mund të shihet, ai që në fillim do të përfundonte duke u përplasur me makinat e tjera të parkuara aty.
Për fat të mirë, djaloshi nuk e zgjati aventurën e tij dhe del nga makina për tu kthyer tek nëna e tij. Ajo nuk kishte mundur tu besonte syve, kur stafi i garazhit i kishin treguar pamjet. /noa/a.k