Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë arrest me burg për 4 taksistët e klanit të shfrytëzimit të prostitucionit dhe shpërndarjes së drogës në kryeqytet. Arrest me burg është caktuar sipas kërkesës së Prokurorisë dhe për dy tutoret e këtij grupi dhe bashkëpunëtorin e tyre pranë uniformave blu policin Elton Shtërpi.
Ky grup u arrestua 2 ditë më parë nën operacion e koduar “Free Taxi” me një total prej 17 vetash ndërsa për 9 ndaj tyre u morë masa e arrestit. Fllanxe. A, Ambra.I dhe Mariglen Ahmetaj, Arben Bici, Përparim Kola, Albion Todri, Përparim Kola, Elton Shtërpi do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimit.
Ky grup sipas hetimeve për çdo shfrytëzim të vajzave përfitonte 100 euro ndërsa 50 euro ishin pagesat që merrnin vajzat e shfrytëzuara për raportet seksuale me klient të cilët siguronin tutoret e tyre dhe taksistët.