Gjyqtarët dhe prokurorët që vijnë nga SHBA dhe BE kanë nisur sot punën në Tiranë. Po kush janë zyrtarët që do ‘shkundin’ drejtësinë shqiptare.
Më poshtë lista e e tyre dhe vendet nga vijnë:
-Theo Jacobs prokuror nga Belgjika
-Martin Kessen gjyqtar nga Gjermania
-Ferdinando Buatier de Mongeot gjyqtar nga Italia
-John Vaudreuil, Prokuror i Ëisconsin nga SHBA
-Peter Ainsworth, Këshilli Antikorrupsion i DASH
Nderkohe shefja e misionit ndërkombëtar Calavera bëri të ditur sot se OMN do të shyrtojë të gjitha kandidaturat për komisionet e vetting-ut. Në një konferencë shtypi dhënë në zyrat e Bashkimit Eruropian në Tiranë, ajo deklaroi se OMN do të ketë rol monitorues dhe jo vendimarrës.
“Kam besim në bashkëpunimin dhe mbështetjen nga pala shqiptare në të gjitha fazat e ardhshme të procesit. Së fundi rikujtoj rekomandimin kushtëzues të KE për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Ky rekomandim ishte shumë i qartë se Shqipëria ka bërë progres të qëndrueshëm në 5 prioritete kyçe.
Gjithashtu nënvizoi nevojën për t’i vazhduar me përparësi këto procese reformash e veçanërisht në zbatimin e reformës në drejtësi , në veçanti vetingun.
Besoj se mesazhi ynë është i qartë, që procesi i vetingut është një proces jetik për t’i hapur derën negociatave të anëtarësimit në BE.
Mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan për reformën, veçanërisht popullin shqiptar që ka qenë zë lartë në kërkimin e një gjyqësori të drejtë dhe të paanshëm në mbarë vendin dhe dua t’i siguroj ata që këtë gjë do ta realizojmë”, tha Calavera.
Ajo e ka bërë të qartë se “ONM po kryen një monitorim të fuqishëm të procesit të vetingut por s’merr vendime ekzekutive. Vendimet përfundimtare do të merren nga autoritetet shqiptare dhe kështu do të bëhet”.
ONM zbret në terren, gati filtri për vetingun. Zyrtarja që do “shkundë” drejtësinë takon Ramën e Metën
Ka mbërritur në Tiranë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, drejtoresha e zgjerimit ne Komisionin Europian Genoveva Ruiz Calavera, e cila është shefja e Operacionit Ndërkombëtar te Monitorimit dhe 3 anëtare te këtij misioni, të cilët janë nga Gjermania, Italia dhe Austria ne mbrëmje arrijnë ne Shqipëri.
Sot ajo në një takim informal me gazetarët ka njoftuar se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, sa i takon çështjes së vetingut, do të ketë rol vetëm këshillues dhe jo vendimarrës.
“Do jemi të rreptë në zbatimin e kritereve të ligjit, nëse do ketë rrjedhje informacioni nga punonjësit tanë, ata do largohen menjëherë. Me të mbaruar afati i dorëzimit të aplikimeve te Avokati i Popullit, do fillojmë nga puna për të parë dosjet e secilit kandidat.
Pak javë më vonë pritet të vijë edhe pjesa tjetër e stafit që do kompletojë gjithë OMN”, tha Genoveva Ruiz Calavera.
Më herët ajo ka pasur edhe një takim me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kuvendit Ilir Meta, por edhe me ambasadorët e SHBA dhe BE në Tiranë, Donald Lu dhe Romana Vlahutin.
ma.me