Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri zhvilloi një takim me përfaqësues të Shoqërive Private të Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike.
Në këtë takim, ai u kërkoi subjekete marrjen e masave për rritjen e parametrave të sigurisë si dhe rritjen e pagave për policët privatë.
Paga minimale sipas tij e policëve duhet të jetë 33 mijë lekë. Subjektet do të kenë 1 muaj kohë për marrjen e masave.
“Nuk do ketë më pagesa nën 330 mijë lekë për çdo polic privat
jane vjedhur banka dhe kompanite private nuk kanë përmbushur detyrimet. Ka hapësira për shume siguri, por duhet nisur nga burimet njerëzore. Nuk mund të paguhet me polic 180 mijë lek ë, kur minimumi është 330 mijë lekë. Nuk do ta tolerojmë më këtë situatë, keni një muaj kohë për të rregulluar situatën. Do të prodhojmë më shume siguri, duke nisur nga rritja e standartit cilësor të shërbimit. Kontratat tuaja në vit shkojnë mbi 20 mln euro, që kapërcen disa herë buxhetin e Policisë së Shtetit. Por e pafalshme qe ky përfitim të shkojë në disa xhepa dhe jo te siguria publike”, deklaroi Tahiri./a.m.