Në Mitrovicën Veriore ka nisur ndërtimi i murit të kombinuar me beton e drunj, vetëm dy metra larg atij që u rrënua të dielën, shkruan Koha Ditore.
Fillimin e punimeve nga afër e ka përcjellë kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, i cili është zotuar se nuk do të ketë devijime nga plani i dakorduar me Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, shkruan Koha Ditore Edhe zyrtarët e kësaj ministrie kanë dalë të martën në terren për të monitoruar nisjen e punimeve.
“Ashtu siç është arritur marrëveshja më 4 shkurt, i nisëm punimet për ndërtimin e konstruksionit të ri. Mbikëqyrja e punimeve po bëhet nga Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në mënyrë që të sigurohen se gjithçka po shkon sipas marrëveshjes”, ka thënë Rakiç.
Por ai nuk ka treguar se sa do të zgjasin punimet rreth sheshit. “Jam i bindur se kësaj radhe do të ecet përpara me projektin për rivitalizimin e urës mbi lumin Ibër”, ka shtuar Rakiç. (b.an)