Trajneri italo-shqiptar, Gianni De Biasi i cili drejton kombëtaren shqiptare të futbollit, është nderuar nga Presidenti Italian me titullin e lartë “Cavaliere”, duke marrë medaljen e “Ordine Dell Stella D’Italia”.
Medalja i është dorëzuar trajnerit nga ambasadori italian në Shqipëri Alberto Cutillo gjatkë një ceremonie të mbajtur me këtë rast.
“Është një kënaqësi e madhe për mua të jap këtë çmim të veçantë për trajnerin Gianni De Biasi, për meritat jo vetëm sportive, por mbi të gjitha njerëzore. Nuk ka nevojë që të mbaj fjalim se De Biazi është personazh i njohur por do të doja të lexoja motivimin: ‘Për kontributin e tij për marrëdhëniet mes Italisë e Shqipërisë, duke treguar interes për zhvillimin e sportit në Shqipëri, duke kontribuar me përvojën e tij në rritjen e sportit shqiptar. Duke reflektuar nëpërmjet futbollit edhe impenjimin politik të Italisë në Shqipëri. Nuk është meritë vetëm e trajnerit, është edhe e lojtarëve, por ai arriti para nesh, para politikës, të bëjë Shqipërinë pjesë të hartës së Europës. Do të mjaftonte vetëm kjo e fundit për të justifikuar plotësisht çmimin që i jepet De Biasit”, tha Cutillo.
/a.m.