Shkarkohet nga detyra drejtori i Muzeut Kombëtar, Melsi Labi.
Lajmi konfirmohet nga burime të Shqiptarja.com pranë Ministrisë së Kulturës.
Pak ditë më parë Labi akuzoi Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, se nuk mbështet Muzeun Kombëtar por ka favorizuar muzetë privatë, akuza të cilat u hodhën poshtë.
Sipas Ministrisë akuzat e Labit janë të pavërteta, ndërsa largimi i tij nga detyra është bërë për thyerje të disiplinës.
Melsi Labi është vëllai i ish-drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Iljaz Labi, i cili ndodhet në gjykim për shkak të akuzave të korrupsionit.