Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba risolli të martën në vëmendje volumin e madh të punës që duhet të përballojë ky institucion në zbatim të ligjit të dekriminalizimit për verifikimin e subjekteve që do të konkurojnë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.
“Risjell në vëmendje volumin e madh të punës për dekriminalizimin për subjektet që janë nën administrimin e KQZ-së. Komisioni po vazhdon punën me ato kapacitete që ka dhe e ka të vështirë të mbajë ritmin e duhur kohor”, u shpreh Biba.
Deklarata e kreu të Komisionit Zgjedhor u bë gjatë mbledhjes së sotme, ku po diskutohet verifikimi i deklarimit në formularin e vetëdeklarimit të disa këshilltarëve bashkiakë, në zbatim të ligjit për dekriminalizimin. /b.d