Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka hedhur poshtë pretendimet e Presidentit Nishani se nuk ka qenë i informuar për votën kundër të Shqipërisë për Traktatin e Eliminimit të Armëve Bërthamore në Asamblenë e NATO-s të mbajtur në dhjetor.
Gjatë një takimi me strukturat e PS në Shkodër, shefi i diplomacisë shqiptare u shpreh se shkresa që ka presidenti Nishani është një fakt lehtësisht i verifikueshëm dhe se është vepruar në përputhje me ligjin. Bushati u shpreh se për votimin e Shqipërisë në mbledhjen e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, në dhjetor 2016, ka njoftuar edhe Presidentin e Republikës.
“Shkresa që ka Presidenti është një fakt lehtësisht i verifikueshem. Kemi vepruar ne përputhje me ligjin dhe sqarimi ka qenë shterues. Presidenti ka kërkuar informacion shkresor për ketë çështje dhe ministria e Jashtme i është përgjigjur në forme shkresore. Kjo ka ndodhur përpara deklaratës time ditën e djeshme në Komisionin Parlamentar”- tha Bushati.
ma.me