Në datën 15 prill do të zhvillohet provimi i kualifikimit për mësuesit. Ministria e Arsimit ka informuar të gjitha drejtoritë arsimore se provimi i kualifikimit zhvillohet në 15 prill në orën 10:30 në Tiranë.
“Mësuesit kandidatë për provimin e kualifikimit, të plotësohen formularët e aplikimit për të marrë pjesë në procedurat e kualifikimit dhe të dorëzojnë portofolet e tyre sipas profileve përkatëse, brenda datës 10 shkurt”, thuhet në dokumentin e MAS. Mësuesit që kanë nga 10 deri në 20 vite punë, mund të përfitojnë rritje në pagë deri në 0%, ndërs mësuesit që kanë më shumë se 5 vjet punë përfitojnë 5% rritje të pagës.
Programi është zhvilluar duke iu përgjigjur kërkesave që MAS-i ka vendosur për mësuesit që kualifikohen. Programi është hartuar duke mbajtur parasysh fushat kryesore në të cilat testohen njohuritë dhe aftësitë e mësuesve, të tilla si: – Dokumentet zyrtare1 të cilat kanë të bëjnë me veprimtarinë e mësimdhënie-nxënies në shkollë; Aspekte të pedagogjisë dhe të metodologjisë në ciklin fillor; – Aspekte të etikës dhe të komunikimit; – Aspekte të drejtshkrimit të gjuhës shqipe; – Përmbajtja shkencore e lëndëve të ciklit fillor, nga klasa 1-5.
Programi i zhvillimit profesional të mësuesve për efekt kualifikimi synon: – të ofrojë një program orientues për t’u ardhur në ndihmë të gjithë mësuesve të ciklit fillor në arsimin parauniversitar për të realizuar veprimtaritë kualifikuese dhe trajnuese, si dhe DAR/ZA-ve, për të organizuar zhvillimin profesional të mësuesve. Në këtë aspekt programi mund të plotësohet nga DAR/ZA-të përkatëse, sipas kushteve dhe mundësive konkrete; – të ofrojë një program të detyruar, për të cilin mësuesit do të përgatiten, për të përballuar me sukses kërkesat që ka testimi kombëtar.
Programi synon që mësuesi: – të njohë dhe të zbatojë legjislacionin arsimor e, në mënyrë të veçantë, të risive më të fundit të reformës arsimore; – të zotërojë kompetencat profesionale të kuadrit mësimdhënës, për të ndikuar drejtpërdrejt në efektivitetin e procesit mësimor, për një mësimdhënie të suksesshme; – të përzgjedhë modelet më të përshtatshme për zhvillimin e mësimit dhe për organizimin e mjedisit të klasës, me qëllim nxitjen e diskutimeve dhe përdorimin e teknikave të larmishme të vlerësimit të nxënësve; – të zotërojë konceptet bazë, ligjësitë shkencore dhe t’i zbatojë me saktësi gjatë mësimdhënies, në përshtatje me specifikat e moshës së nxënësve dhe të klasës ku japin mësim; – të zbatojë rregullat e etikës dhe të komunikimit në punën e tyre në shkollë; – të zbatojë rregullat drejtshkrimore të gjuhës shqipe gjatë procesit të mësimdhënie – nxënies; – të përdorë teknologjinë duke realizuar sa me shumë orë mësimore në laboratorin e TIK, në klasë me video-projektor, me simulime, video mësimore etj.