Kryetari i Kuvendit, njëherësh kreu i LSI Ilir Meta sërish nuk ka preferuar të komentojë vendimin e forcës që drejton për koalicionin në zgjedhjet e 18-Qershorit. Në studion e “To Story” Meta ripërsëriti se vendimi do të merret nga forumet dhe në interes të stabilitetit të vendit.
“Është ende shumë larg për zgjedhjet e 18 Qershorit, e rëndësishme të ketë zgjedhje korrekte. Do të përpiqem të flas nga fundi, në kuptimin që të dëgjohen forumet e LSI-së. Së dyti, do të synohet stabilitet i vendit. Është tepër herët, 18 Qerhsori është larg, edhe pse duket afër. Ka mjaft zhvillime të tjera. Ajo që na duhet është të menazhojmë me sa më shumë qetësi në mënyrë që vendi të shkojë në mënyrë sa më noamrle drejt zgjedhjeve”, deklaroi Meta.
Referuar debatit për 71 votat, me ta tha se kjo ♪5ështje nuk u hap nga ai por nga kryeministri Rama.
“Debatin për 71 votat nuk e kemi hapur ne, e ka hapur zoti Rama. Ai ka deklaruar se ne i kemi 71 votat pa LSI-në me aleatët e tjërë, por ne duam me LSI koalicion për shkak të reformave etj…”, deklaroi Meta.