Me miratimin e projektligjit të ri të Arsimit dhe Formimit Profesional, që miratohet të enjten në kuvend, do të jetë e detyrueshme tashmë edhe me ligj që gjysma e mësimit të jetë teorik dhe gjysma praktikë.
Në fjalën e tij ministri Blendi Klosi deklaroi se sistemi dual në Shkollat Profesionale do të bëjë të mundur që diploma që jepet nga shkollat tona të jetë e barasvlefshme me atë të shkollave europiane.
‘’Jemi këtu në shkollën profesionale të Kamzës, vetëm 3 ditë para se Kuvendi të miratojë ligjin e ri të arsmit profesional. Jemi këtu për të inauguruar 6 laboratorët e kësaj shkolle, me një vlerë rreth 150 mijë euro, dhe po ashtu laboratorët që kanë të bëjnë me degët e hoteli turizmit që kjo shkollë ka me një vlerë 50 mijë euro. Një investim i përbashkët, shënon sot një vlerë laboratore pre 200 mije eurosh’’,-u shpreh Klosi.
Me mbështetjen buxhetore të qeverisë, më e madhja dhënë ndonjëherë për arsimin profesional, si dhe me financimin e donatorëve brenda këtij viti mbyllet pajisja me laboratore të reja dhe bazën prodhuese në të gjitha shkollat e Aftësimit dhe Formimit Profesional.