Harmonia fetare ka qenë një karakteristikë e jetës në Shqipëri prej shekujsh.
Një koleksion me foto të rralla nga Hugo Bernacik tregon se si ishin dasmat dhe festat në Shqipërinë e vitit 1929.
Udhëpërshkruesi austriak udhëtoi në Shqipëri në periudha të ndryshme duke sjellë disa imazhe fantastike të asaj kohe.
Ato tregojnë harmoninë fetare në vend, pasi dasmat e festat fetare festohen bashkë.
Po ashtu fotot e tij tregojnë se si ishte jeta e disa minoriteteve në Shqipëri.
Bernacik udhëtoi në Shkodër, Kurbin, Krujë, Tiranë, Durrës, Berat e Korçë.
Në vitin 1930 ai publikoi në Vjenë librin “Shqipëria: vendi i shqiptarëve”.
Fotot e këtij koleksioni janë publikuar nga albanologu Robert Elsie.
Ai përgatiti edhe një libër për pelikanët e mëdhenj të Myzeqesë./Mapo/