Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka bërë sot thirrje të gjithë qytetarëve që ti bashkohen protestës së opozitës më 18 shkurt.
Pas një takimi me të rinjtë e degës 2 të selisë blu, Basha foli për mediat ku deklaroi se 18 shkurti është hapi i madh ku do të ndryshojë fatin e këtij vendi.
“Në 18 shkurt ngrihemi të gjithë bashkë për të marrë fatet në dorë për zgjedhje të lira dhe të ndershme për të diktuar se qeverisja ti kthehet qytetarëve. I bëj thirrje rinisë shqiptare qe t’i bashkohet protestës tonë dhe të nisim ndryshimin që të jetë edhe Shqipëria pjesë e ndryshimeve të mëdha në Europë dhe mbarë botën.”, tha Basha. /b.d