Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ishte ditën e sotme në Shkodër, ku mori pjesë në një bashkëbisedim me komunitetet fetare në këtë qytet për të sensibilizuar qytetarët për dorëzimin e armëve vullnetarisht.
I pari që ka marrë fjalën ka qenë Arqipeshkvi i Shkodrës Imzot Angelo Massafra, i cili ka nënvizuar në fjalën e tij se shqiptarët janë të armatosur se kanë frikë, dhe i ka bërë thirrje ministrit që të mbrojë qytetarët.
Megjithatë, ai ka bërë thirrje që shqiptarët të dorëzojnë armët, si dhe ka kërkuar nga policia që të mbrojë qytetarët në mënyrë që ata të mos kenë frikë që t’i dorëzojnë.
“Janë të frikësuar ndaj mbajnë armë. Nuk janë të siguruar nga shteti. I bëj thirrje që të dorëzojnë armët por edhe shteti duhet të jetë më i fortë dhe të mbrojë qytetarët ne mënyrë që të mos kenë frikë dhe të mbajnë armë”, tha Arqipeshkvi i Shkodrës Imzot Angelo Massafra.
Ndërsa, nga ana tjetër ministri Tahiri është shprehure se nuk duhet të justifikojmë çdo gjë që ndodh sot me justifikim se shqiptarët duhet të kenë armë për tu mbrojtur.
Po ashtu, Ministri i Brendshëm ka bërë apel që të hiqet dorë nga tradita shqiptare se burri nuk e lëshon armën nga dora, se është kërcënim për të ardhmen.
“Duhet te çarmatosim mendjen, arsyen me shume se te çarmatoset komuniteti nga dhuna nga represioni dhe qe na detyron te jemi përballë njeri-tjetrit dhe disa përdorin armët. Burrë është ai qe fal dhe kush justifikohet me traditën se shqiptari nuk e leshin armen bën gabim dhe është kërcenim për te ardhmen. Te rinjtë kurrë nuk mund ti referohen armës dhe dhunës dhe shqiptaret duhet te referohen jo per armen por për arsyen dhe dijen. Burrë është ai qe e dorëzon armen. Nuk funksionon vetëm si përpjekje e qeverise por duhet te jete përpjekje e shoqërisë.”, tha ai.
“Qeveria po e po, për Ministrinë e Brendshme është, duhet të jetë prioritet shpirtëror, secili prej nesh duhet të gjejë forcën që t’i bindin njerëzit për t’i dorëzuar armët. Njerëz që gjejnë mundësi që bashkëpunojnë për të gjetur gjëra pozitive. Asgjë që ndodh sot, nuk është kurrë arsye për të zgjidhur pasigurinë përmes armatosjes. Nuk mund të ecet përpara kur secili merr përsipër për t’u mbrojtur vetë. Duhet të heqim armët nga duart, për të lënë shtetin të japë siguri për qytetarët. Kjo sot, është sigurisht një vepër e përkryer, e juaja, dhe të gjithë atyre që kanë bërë thirrje për qytetarët që të dorëzojnë armët. “-, tha Tahiri.
Duke vlerësuar rolin e komuniteteve fetare, Tahiri thotë se e gjithë fushata nuk është kundër armëve në vetvete, por kundër ndjenjës së dhunës që ndodhet te shqiptarët, dhe për këtë ai kërkoi edhe ndihmën e komuniteteve fetare në të gjithë vendin.
“Komunitete fetar kanë një rol të rëndësishme, kjo është beteja me e madhe, jo kundër armëve si objekte, por kundër ndjesë së dhunës. Sot 50 vjet më parë u vra besimi fetar në Shqipëri, 50 vjet më pas duhet të vrasim dhunën. Largojuni dhunës, besoni tek ai që lexon më shumë. Riktheni sisteim e vlerave. Unë shpresoj shumë që këtë iniciativë të sotme, ta shtrijmë në të gjithë Shqipërinë. Të gjithë të besojnë te familja. Por e rëndësishme është që të besojnë më shumë në një Shqipëri pa armë.”, tha Tahiri. /b.d