Në gjyqin e mbajtur sot ndaj Armando Prengës, dëshmoi në seancë mjeku Artan Distafa, i cili tha se dy persona ishin të plagosur me armë zjarri në këmbë, por emrat e tyre nuk i mban mend.
Nga ana tjetër në këtë seancë nuk u paraqitën dëshmitarët Gjokë, Lulian e Dorian Cali.
Gjykata kërkoi që seancën e radhës të shoqërohen nga policia.
Ngjarja për të cilën akuzohet Prenga ndodhi në vitin 2015. Behet fjale per një konflikt mes Prengës dhe familjes Çali, që degjeneroi në përdorimin e armëve dhe plagosjen e disa personave.
Konflikti ka lidhje me të drejtën e shfrytëzimit të Lagunës së Patokut. Prokurorisë, Prenga i ka kërcënuar anëtarët e familjes Cali, duke u thënë se donte t’i zhdukte si fis./panorama/a.k