Dihet tashmë gjerësisht që në kohën e regjimit të diktatorit Enver Hoxha në Shqipëri u ndërpre lidhja me fenë dhe Zotin.
Më 6 shkurt të vitit 1967 nisi Revolucion kulturor në Shqipëri dhe Enver Hoxha mban fjalimin kundër zakoneve prapanike dhe paragjykimeve fetare.
Brenda pak ditësh grupe të rinjsh (të mbështetur plotësisht nga policia) vërshuan kundër kishave e xhamive duke përdhosur, shkatërruar, djegur, plaçkitur në emër të luftës kundër së vjetrës Zoti u ndalua, Papa u shpall fashist, hoxhallarë, dervishlerë, priftërinj katolikë e ortodoksë u rrahën publikisht, mjekrat ua prenë, u tërhoqën rrugëve zvarrë, u burgosën, u internuanën, u toturuan, u vranë.
Shqipëria u bë vendi i vetëm ateist në botë, Perëndia u dëbua për t’i liruar vendin një Partie politike./express/a.k