Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump në një intervistë me Bill O’Reilly të “Fox News” ka pranuar në një farë mënyrë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është vrasës.
Mirëpo, ai ka thënë se edhe SHBA-të janë të tilla. “Fox News Channel” ka publikuar një pjesë të shkurtër të intervistës e cila do të shfaqet sot në gjatë finales së “Super Boël” transmeton Koha.net.
Trump thotë se respekton Putinin, dhe se kërkon të krijojë marrëdhënie të mira me Rusinë për të luftuar ISIS-in.
Por gazetari e provokon duke i thënë se Putin është një vrasës. “Po ne çfarë jemi?”, e pyet Trump gazetarin.