Pronarët e Interit, Suning, janë duke përgatitur një ofertë të majme për trajnerin e Chelseat, Antonio Conte. Sipas asaj që shkruan Tuttosport, Inter është duke menduar që t’i ofrojë Contes 15 milionë euro në sezon, i cili do të ketë 400 milionë euro në dispozicion që të krijojë një skuadër të fuqishme, thotë Gazeta Express.
Nuk është hera e parë që Conte lidhet me një transferim te Interi, ai kërkohej nga Zikaltrit edhe kur ishte trajner te Juventusi, por edhe si gjatë karrierës së tij si lojtar.
Conte po shkel çdo kundërshtar në Premielrigë me Chelsean ku është nëntë pikë para përcjellësit më të afërt. Stefano Pioli ka krijuar një Inter të fuqishme, i cili shkoi deri në nëntë fitore me radhë, por pronarët e rinj të Interit e shohin Conten si idealin për të ndërtuar një skuadër të fuqishme dhe do të tentojnë që brenda dy viteve ta kthejnë atë në Itali. (b.an)