Kryetari i Këshillit të organizatave të veteranëve të Serbisë, Sasha Dujovic e ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Serbisë për ngritjen e gatishmërisë së ushtrisë dhe policisë serbe pas zhvillimeve të fundit në Kosovë.
Po ashtu ai ka përshëndetur “hapat e Aleksandar Vuçicit për zgjidhjen e situatës me bisedime”, transmeton lajmi.net.
“Zhvillimet e fundit në Kosovë paraqesin njërin nga kërcënimet më serioze të cilin ekstremistët shqiptarë po tentojnë ta zbatojnë”, ka thënë Dujoviç për Tanjug.
Sipas tij, situata mund të tejkalojë dhe duhet që secili të jenë në gatishmëri, por edhe i kujdesshëm njëkohësisht. (b.an)