Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka thënë se ditëve të fundit ishte një plan që kishte për qellim për të krijuar kushte, për siç tha ai, “të përgatitjes së një masakre të re kundër serbëve në Kosovë dhe se atë e parandaloi kryeministri Aleksandar Vuçiç”.
“Vendi ynë ditëve të fundit ka qenë objekt i një plani politik shumë cinik dhe objekt intrigash, që kishte për qëllim të krijonte kushte politike për diçka që do të ishte një masakër e re kundër serbëve në Kosovë”, ka thënë Gjuriç për televizionin publik serb, transmeton Koha.net.
Sipas tij, justifikim i kësaj ishte një çështje komunale në Mitrovicë, “një mur mbajtës, që është rënë dakord tashmë për të lëvizur dy metra prapa”.
Ai ka shtuar se kryeministri serb Vuçiç ka dalë haptas dhe ka thënë se shteti i Serbisë nuk do të pranojë për asnjë kusht që “serbët në Kosovës e Metohi të jenë cak i masakrave të reja dhe dhunës së re” dhe se për këtë, tha Gjuriç, u është dërguar porosi adresave më të rëndësishme në botë, citohet Koha. (b.an)