Sekretari i Mbrojtjes në Amerikë, James Mattis ka thënë për Iranin se ai është “sponsor i madh shtetëror i terrorizmit” në botë, kur dihen tensionet e vazhdueshme midis dy vendeve.Komentet e tij vijnë një ditë pasi administrata Trump vendosi sanksione të reja kundër Iranit në përgjigje të një testi mbi raketat balistike. Mattis shtoi se nuk ishte parë e nevojshme rritja e numrit të trupave amerikane në Lindjen e Mesme. Pas deklaratave të SHBA-së Irani ka kryer stërvitje ushtarake për t’iu përgjigjur sfidës. Garda Revolucionare, e cila është ngritur për mbrojtjen e qeverisë së Iranit, tha se stërvitjet do të “shfaqin fuqinë e revolucionit të vendit dhe do të hedhin poshtë sanksionet”. Marrëdhëniet e tensionuara Trump-Iran ende mbeten të paqarta.