Ekzekutohet me tre plumba një shqiptar në Itali. Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar identifkuar si Edvin Sadiku, 32 vjeç u gjet nga policia i pajetë në mes të rrugës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në qytetin e Barit, Itali. Mediat italiane raportojnë se nga hetimet rezulton se krimi ka ndodhur në mesditë, në rrethana që ende presin të qartësohen.
Viktima është qëlluar në periferi të Barit me tre plumba, njëri prej të cilëve e ka kapur në kokë. Pranë trupit u gjetën gjashtë gëzhoja dhe katër 9mm kaliber 7.65. Ai rezulton si person me precedentë penale për drogë. Policia ka nisur hetimet. /ma.me