Ministria e Brendshme ka reaguar përmes një deklarate shpërndarë për mediat në lidhje me akuzat e Enkelejd Alibeajt nga selia blu.
Në deklaratë theksohet se policia ka pastruar nga radhët e saj plot 2800 efektivë që janë gjetur me shkelje.
Po ashtu, ironizhoet Elibeaj kur në deklaratë thuhet se “Të sulmosh të gjithë Policinë për pastrimin e të korruptuarve nga radhët e saj, është si të sulmosh z. Alibeaj pse ka familjarë të tij që kanë probleme me ligjin”.
Njoftimi i Ministrisë së Brendshme:
Sot PD u kujtua të nxjerrë tellallin e radhës për të sulmuar Policinë e Shtetit.
Që nga dita jonë e parë e punës, janë mbi 2.800 punonjës policie në procedim penal dhe disiplinor.
Kaq mjafton për të kuptuar çfarë policie trashëguam, por edhe vullnetin tonë për të ndërtuar integritet, duke pastruar nga policia të gjithë ata që shkelin ligjin.
Çdo polic në hetim apo i arrestuar, është konfirmim i përpjekjes sonë për Policinë e gjeneratës tjetër, që u shërben qytetarëve dhe zbaton ligjin.
Të sulmosh të gjithë Policinë për pastrimin e të korruptuarve nga radhët e saj, është si të sulmosh z. Alibeaj pse ka familjarë të tij që kanë probleme me ligjin.
/a.m.