Një shpërthim raportohet të ketë ndodhur në minierën e Bluqizës këtë të shtunë duke lënë për pasojë të paktën 3 persona të plagosur.
Sipas të dhënave, paraprake, raportohet se në spitalin e Bulqizës kanë mbërritur tre shtetasit e plagosur me shtetësi kineze, punonjës të firmës së kontraktuar nga “Albcrome” për hapjen e një pusi të ri në minierë. Për momentin nuk ka raportime për viktima ndërsa ende nuk dihet nëse të plagosurit kanë kaluar rrezikun për jetën.
Shpërthimi u shkaktua nga rrjedhja e gazit metan në nivelin e 16-të. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për ngjarjen./a.m.