Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve në të gjithë vendin.
Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 38 armë zjarri, 14 500 fishekë, si dhe municione të tjera luftarake.
Dorëzimi vullnetar i armëve është duke vijuar në të gjithë Shqipërinë.
Njëkohësisht krahas këtij procesi që banorët dorëzojnë vullnetarisht armët, në të gjithë vendin, strukturat e Policisë së Shtetit po zhvillojnë takime sensibilizuese me Kryetarët e Bashkive, Administratorët e Njësive Administrative si dhe Kryetarët e lagjeve dhe të fshatrave.
Në këto takime për sensibilizimin e qytetarëve, janë përfshirë edhe nxënësit e shkollave të mesme si dhe stafet arsimore.
Policia e Shtetit falënderon të gjithë banorët që kanë dorëzuar armët dhe municionet që mbanin pa leje, si dhe të gjithë ata që janë bërë pjesë e sensibilitetit të nismës “Shqipëria pa Armë”.
Edhe një herë Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që disponojnë armë pa leje t’i dorëzojnë ato brenda afatit që përcakton amnistia.