Një rol shumë të rëndësishëm në parandalimin e kancerit janë polifenolet në çaj, sidomos në çajin jeshil. Të paktën kështu sugjerojnë studimet e hershme klinike.
Disa studime sugjerojnë se çaji jeshil dhe çaji i zi ndihmojnë në mbrojtjen kundër kancerit. Për shembull, normat e kancerit priren të jenë të ulëta në vende të tilla si Japonia, ku njerëzit konsumojnë rregullisht çaj jeshil. Megjithatë, nuk është e mundur të dimë me siguri nga këto studime nëse çaji jeshil e parandalon kancerin.
Studimet klinike të hershme sugjerojnë se polifenolet në çaj, sidomos në çajin jeshil, mund të luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e kancerit. Hulumtuesit gjithashtu besojnë se polifenolët ndihmojnë në luftimin e qelizave kanceroze dhe ndalojnë rritjen e tyre.
Kanceri i gjirit
Studimet në kafshë dhe teste sugjerojnë se polifenolët që gjenden në çajin jeshil pengojnë rritjen e qelizave të kancerit të gjirit. Në një studim të 472 grave me faza të ndryshme të kancerit të gjirit, studiuesit gjetën se gratë që pinin më shumë çaj jeshil kishin më pak përhapje të kancerit. Kjo ishte veçanërisht e vërtetë në gratë në premenopauzë, në fazat e hershme të kancerit të gjirit. Ata gjithashtu gjetën se gratë me fazat e hershme të sëmundjes që pinin të paktën 5 gota çaj në ditë përpara se të diagnostikoheshin me kancer, kishin më pak gjasa të përjetonin një përsëritje të sëmundjes pas përfundimit të trajtimit. Megjithatë, gratë me fazat e zhvilluara të kancerit të gjirit kishin pak ose aspak përmirësim nga pirja e çajit jeshil shkruan Shëndeti.
Nuk ka prova të qarta në një mënyrë apo tjetër lidhur me çajin jeshil dhe parandalimin e kancerit të gjirit. Në një studim shumë të madh, studiuesit gjetën se pirja e çajit, jeshil apo çdo lloj tjetër, nuk shoqërohej me ulje të rrezikut të kancerit të gjirit. Megjithatë, kur studiuesit u përshkallëzuan studimin sipas moshës, ata zbuluan se gratë nën moshën 50 vjeç të cilat konsumonin 3 ose më shumë gota çaj në ditë kishin 37% më pak gjasa për të zhvilluar kancerin e gjirit në krahasim me gratë që nuk pinin çaj.
Kancerit ovarian (i vezoreve)
Në një studim të bërë me pacientët me kancerit të vezoreve në Kinë, studiuesit gjetën se gratë që pinin të paktën një filxhan çaji jeshil në ditë jetuan më gjatë me sëmundjen sesa ato që nuk pinë çaj jeshil. Në të vërtetë, ato që pine më shumë çaj, jetonin më gjatë. Por studime të tjera nuk gjetën të dhëna të mëtejshme të dobishme.
Kanceri i fshikëzës
Në një studim që krahason njerëzit me dhe pa kancer të fshikëzës së urinës, studiuesit gjetën se gratë që pinin çaj të zi dhe çaj jeshil pluhur kishin më pak gjasa për të zhvilluar kancerin e fshikëzës. Një studim klinik i mëtejshëm nga i njëjti grup i studiuesve tregoi se njerëzit me kancer të fshikëzës, veçanërisht burrat, që pinin çaj jeshil kishin një normë mbijetese 5 vjet më shumë se ata që nuk pinë çaj jeshil. Njerëzit me kancer duhet të konsultohen me mjekun e tyre para se të shtojnë çaj në regjimin ditor.