Presidenti serb, Tomislav Nikoliç, ka thënë se gjatë negociatave në Bruksel me palën kosovare më 24 janar, i kishte thënë Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se është kriminel.
Nikoliç ka thënë se Thaçi filloi të flasë për krimë lufte, dhe për këtë arsye, Nikoliç i kishte thënë Thaçit “ti je kriminel”.
Megjithatë, media serbe “Kurir” thotë se Federica Mogherini ishte mjaft e tensionuar para takimit.
Vetë presidenti i Serbisë Nikoliç e ka konfirmuar për median serbe se i ka thënë presidentit të Kosovës se është kriminel.
“Unë nuk kam mundur të heshtë për një gjë të tillë, kam thënë se ai është akuzuar për krime lufte dhe për këtë arsye duhet të japë përgjegjësi”, ka thënë presidenti serb.
“Nuk kam bërë asnjë skandal, i’a kam zgjatur dorën atij kur kemi hyrë në sallën e takimit”, ka konfirmuar Nikoliç.
Mbrëmë në Bruksel është mbajtur takimi i raundit të ri të negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë./a.m.