Këtë e arritën me muzikën e tyre, disa me këngë e disa edhe me shitjen marramendëse të albumeve të tyre, të cilat shpesh e kalojnë shifrën milionëshe
Ndonëse për nga mosha e tyre janë relativisht të rinj, disa yje të botës së shoubizit kanë depërtuar në tërë botën, madje kanë arritur të thyejnë edhe rekorde të “Guinnes”-it. Dhe këtë e arritën me muzikën e tyre, disa me këngë e disa edhe me shitjen marramendëse të albumeve të tyre, të cilat shpesh e kalojnë shifrën milionëshe, por ka edhe të tillë që rekord arritën edhe me numrin e madh të miqve në rrjetet shoqërore dhe për shikimin e videove të tyre në internet.
E bukura dhe e mirënjohura Rihanna e theu rekordin e “Guinness”-it sa i përket numri më të madh të singlave që u renditën në vendin e parë në top-listat amerikane për një vit. Falë hiteve “Rude Boy”, “Love the Way You Lie”, “What’s My Name” dhe “Only Girl” ajo u gjend në librin e rekordeve “Guinness”.
Pa dyshim, për të është folur më së shumti dhe kështu Justin Bieber, thjesht duhej patjetër të thyente një rekord. Spoti i tij për këngën “Baby” ishte shpallur videoja më e popullarizuar në internet me më shumë se 400 milionë shikime. “Është një video e shkëlqyeshme e punuar në mënyrë profesionale”, patën pohuar kritikët.
Këngëtarja e muzikës “country”, Taylor Swift, është futur në librin e rekordeve “Guiness” me albumin digjital më të shpejtë të shitur të një femre. Albumi është shitur në më shumë se 200 mijë kopje në tërë botën. “Ky album vërtet e meriton të gjendet në këtë libër, sepse ka aq këngë të bukura dhe të cilat do të dëgjohen edhe për shumë vite të tjera”, potencuan zyrtarët e librit të rekordeve të “Guiness”-it.
Momentalisht pop-mbretëresha, Madonna, e cila gjithmonë gjendet në qendër të vëmendjes së opinionit me “gjeste dhe veshje të pahijshme”, u fut në librin “Guinnes” me numrin më të madh të “miqve” në rrjetin shoqëror “Twitter”, ajo numëron miliona “shokë” dhe të cilët në ditët në vazhdim natyrisht që do të jenë më shumë.
Videoja
Spoti i Justin Bieber-it për këngën “Baby” ishte shpallur videoja më e popullarizuar në internet me më shumë se 400 milionë shikime për një kohë të shkurtër
“Twitter”
Madonna, e cila gjithmonë gjendet në qendër të vëmendjes së opinionit me “gjeste dhe veshje të pahijshme”, u fut në librin “Guinnes” me numrin më të madh të “miqve” në rrjetin shoqëror “Twitter”
Rihanna e theu rekordin e “Guinness”-it sa i përket numri më të madh të singlave që u renditën në vendin e parë në top-listat amerikane për një vit
Albumi
Këngëtarja e muzikës “country”, Taylor Swift, është futur në librin e rekordeve “Guiness” me albumin digjital më të shpejtë të shitur të një femre