“Departamenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e mbështet punën e ambasadorit Jess Baily”, thuhet në reagimin e zëdhënësi të SHBA-ve, Mark Toner, pas spekulimeve në disa media se Ambasada në Shkup nuk flet në emër të administratës së SHBA-së.
“Politika amerikane në Maqedoni e përkrah integrimin euro-atlantik të shtetit dhe reformat e nevojshme për zhvillim në atë drejtim. Ajo përfshin edhe reformat, sundimin e ligjit dhe implementimin e plotë të Marrëveshjes së Përzhinës. Ne duam ta shohim Maqedoninë e fuqishme, në rrugën drejt rrugës euro-atlantike”, ka thënë Toner.
Reagimi i DASH vjen një ditë pasi dje mediat proqeveritare në Maqedoni pasuan një kronikë, ku sipas së cilës, disa republikanë të Kongresit Amerikan e kanë akuzuar ambasadorin e SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli, për anim politik dhe të njëjtët kanë kërkuar shkarkimin e tij.
Kujtojmë se dje reagoi edhe Ambaada Amerikane e cila tha se janë të hapur për pyetjet nga Kongresi dhe për mundësinë për të dhënë informacione në lidhje me aktivitetet e tyre dhe për kontekstin në të cilin punojnë për t’i arritur qëllimet. /b.d