Në afërsi të universitetit të Beratit dy vajza dhe një djalë janë përfshirë në një sherr fizik, të shkaktuar nga arsye ende të panjohura. Në një moment kur duket sikur do sqarohen me djalin që kanë përballë ato tërbohen fare, aq sa njëra prej tyre heq edhe këpucët për tu përleshur me këtë të fundit.
Videoja është postuar në JOQ, por ajo që të bën më shumë përshtypje është fjalori tej normales i këtyre vajzave.
Vajza: Të heq çik këpucët se s’rrah dot njerëz me… me taka
Djali: Dhe unë s’rrah dot femrat nudo.
Vajza: E do me këtë ti. Të hap trutë…
Djali: Më prek ti mua me atë, po…
Vajza: Ça do më bësh? Do më hash k*n? Eee vari k*rs…
Djali: Rri urtë të thashë…
Vajza: Ti mua ore? Ti mua ore?
Më tej videoja është e mbushur e gjitha me sharja banale dhe ofendime nga më të turpshmet, të cilat dalin të gjitha nga gojët e vajzave. Ato e vënë djalin në mes dhe e godasin me shqelma e grushte. Madje, vajza me të zezë e qëllon edhe me këpucën e saj./a.m.