Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri zhvilloi një takim me përfaqësues të pushtetit vendor në Durrës ku ai shpjegoi procesin e Popullimit.
Gjatë takimit ai u bëri apel qytetarëve të regjistrohen atje ku banojnë, që të mos humbasin mundësinë e votimit. Ai tha se kush nuk e kryen procesin vet do ketë penalitete.
“Shqiperia e llafeve ka nevoje per injorance dhe erresise qe te mbijetoje, por ne nuk pajtohemi me kete.
Procesi i popullimit eshte i domosdoshem per te ndertuar Shqiperine e Gjenerates tjeter.
Duam nje Shqiperi ku pushtetaret japin llogari per cfare bejne jo cfare flasin.
Lutje per gjithe qytetaret, te deklarojne adresen permanente.
Nese nuk e deklarojne adresen do ta beje shteti me penalitet.
Te vendosur per ta nxjerre pjesen e Shqiperise qe eshte ne erresire, ne drite.
Te mos kete me qytetare qe nuk votojne se nuk kane emrin ne listen e votimit.
Nuk do pranojme asnje pengese per te bere Shqiperine qe duhet”, tha Tahiri