Howard Stern, gazetar dhe mik i vjetër i presidentit amerikan Donald Trump ka befasuar me deklaratat e tij, teksa tha se presidenti nuk e pëlqen të qenit në këtë post.
Stern vijoi më tej duke thënë se “e pëlqen shumë Trumpin si person, por jo si president”. Ai thotë se mbeti i habitur se si njerëzit e morën atë seriozisht e aq më keq e votuan president të SHBA.
“Më pëlqen Donald shumë personalisht. Unë isha i tronditur kur ai vendosi të kandidojë për president, dhe akoma më shumë jam i tronditur se njerëzit e morën seriozisht”, tha ai, duke shtuar “Trump është person që dëshiron që njerëzit ta duan, që i pëlqen jeta, të ngrënët e të pirët”.
Ai shkon edhe më tej kur thotë se Trump ka kërkuar hetimin e p[retendimeve për parregullsi në zgjedhje që mandati presidencial t’i kalojë Clinton.
“Ai po përpiqet që të gjejë mashtrime me votat që presidencën ta marrë Clinton”.
Gazetari shton me tej se u befasua edhe me ligjin për kufizimin e fondeve për abortin, pasi në dijeninë e tij Trump është një person pro abortit.
“Ai po vepron tashmë vetëm për politike”, tha ai. Vetë Stern e ka ftuar Trumpin shumë herë në emisionin e tij dhe ata janë parë në shumë aktivitete së bashku.