Të gjithë pacientët që kanë nevojë ëpr vendosjen e protezave ortopedike, mund ta marrin këtë shërbim në spitalet e vendit falas.
Rreth 1200 persona kanë përfituar këtë vit, ndërkohë çdo ditë pacientë të rinj i drejtohen spitaleve në vend. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj deklaron në facebook se shërbimi ofrohet me sukses në spitalet e vendit.
Postimi:
Dëshmia, proteza ortopedike #FALAS në spitalin Rajonal Fier
Të gjithë pacientët që kanë nevojë për proteza ortopedike mund ti marrin ato tërësisht #FALAS madje me një cilësi tepër të lartë.
Dëgjoni rrëfimin e 45-vjeçares, Valentina Elmazi, nga qyteti i Fierit, e cila vuante prej vitesh por mungesa e kushteve financiare e detyronin të bashkëjetonte së bashku me dhimbjen. Pas ndërhyrjes, e cila u realizua me sukses në spitalin Rajonal të Fierit, 45-vjeçarja mund ti rikthehet sërish jetës normale.
Vetëm këtë vit, 1200 pacientë që kanë nevojë për proteza ortopedike në të gjithë Shqipërinë do ti marrin ato tërësisht #FALAS. Dhe jo vetëm kaq, ky shërbim ofrohet sot, me sukses të plotë, në të gjitha spitalet rajonale në vend. Në këtë mënyrë pacientët nuk kanë nevojë më të udhëtojnë drejtë Tiranës por mund ta realizojnë ndërhyrjen pranë vendbanimit të tyre.
Ja si Rilindja po rilind shpresën e njerëzve në nevojë!
#PunëJoLlogje #NdryshimeReale
#Rilindje #ShqipëriaeGjeneratësTjetër