Gjatë ditës së sotme amabsadori amerikan Donald Lu dhe kryeprokurori Adriatik Llalla u përplasën ashpër me deklarata publike. Fillimisht ambasadori deklaroi se Llalla ka penguar reformën në drejtësi dhe ka shkelur kushtetutën. Ndëkrohë, kreu i prokurorisë akuzoi për shantazhe diplomatin.
Por, debatet zbuluan edhe emrat e prokurorëve e gjyqtarëve që i’u refuzua viza. Një prej tyre ishte edhe Artan Lazaj i Gjykatës së Tiranës, i cili ka qenë në të shkuarën anëtar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Gjatë një replike me gazetarin Artan Hoxha në facebook, Lazaj shkoi deri aty sa tha se “boll më me misticizma hidhu pirdhu”.
“Artan, e thënë në këto momente nga Ambasadori duket e pabesueshme. Pse pikërisht sot, që shkroi shqetësimin Prokurori, apo e ka kapur zakoni shqiptar. Ka ardhur momenti që boll më me misticizma e hidhu pirdhu, po çdo njeriu duhet t’i vihet festja, nga më i madhi e deri më i vogli, vendas apo i huaj. Ky misticitet në revokimin e vizave nuk më pëlqen fare. Kontrolli bëhet në momentin e dhënies së vizës e mandej po shkel rregullat e atij vendi apo përbën rrezik për atë vend mund të revokohet”, shkruan Lazaj në facebook./a.m.