Policia e Tiranës ka arrestuar një drejtues mjeti i cili udhëtonte nën ndikimin e alkoolit.
Ky person u ndalua pasi kaloi me semafor të kuq. Pasi kreu testin e alkoolit ai u arrestua për drejtim në gjendje të dehur.
Ai debaton me punonjësit e policisë pasi u ndalua duke pretenduar se e kaloi semaforin me të verdhë.
Por ai ka dalë zbuluar nga kamerat e sigurisë të vendosura në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku shihet se teksa makinat e tjera ndalojnë, shoferi vijon të futet me të kuqe. Ai është vënë në pranga në flagrancë./a.m.