I riu ka folur për televizionin grek “Star”, me zë të ndryshuar, ndërsa ka theksuar se fotoja është bërë për qejf.
23-vjeçari ka thënë se ai dhe të tjerët që janë në foto, nuk kanë qenë ndonjëherë pjesë e ndonjë grupi nacionalistësh shqiptarë. Gjithashtu ai ka thënë se asnjë, as nga Greqia dhe as nga Shqipëria nuk iu kishte kërkuar të bënin atë foto.
“Foton e hodhi dikush nga ne në rrjetet sociale, por pa e ditur ne të gjashtë se u bë publike. Jam pendur për këtë veprim, por nëse vija flamurin shqiptar, atëherë vërtetë do të ishte tradhti. Jam penduar, por më shumë për familjen time të cilët qanin gjithë ditën dhe bëheshin merak për mua. Jam rritur në Greqi, më ka rritur Greqia, pavarësisht se kam lindur në Shqipëri. Jam krenar që jam shqiptar, por krenar edhe që bëra ushtrinë këtu”, shprehet ai.
Mediat greke njoftuan ditë më parë se Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë greke i kërkoi Ministrit grek të Mbrojtjes firmosjen e dënimit me 60 ditë burg për shtatë rekrutët me origjinë shqiptare./tema/a.k