Kuvendi është përfshirë ka tensionet pas fjalës së Tahirit i cili po diskutonte për reformën në drejtësi dhe po akuzonte opozitën për mosmbështjen ndaj saj.
Por deputetët e opozitës nuk e kanë pritur mirë akuzën dhe kanë zaptuar aulën e parlamentit.
Pas qetësimit të situatës, podiumi është zënë nga Sali Berisha.
DEBATI
Tahiri: Kjo sallë ndahet në dysh, vetëm për shkak të drejtësisë, ata që duan ta mbajnë drejtësinë peng, dhe ata që duan të bëjnë Shqipërinë e drejtë. Kjo mazhorancë do të bëjë reformën në drejtësi, ju të tjetët suksese të jetë! Jashtë kësaj salle ka shqiptarë që duan të dëgjojnë për hallet e tyre dhe zgjidhjen. Çfarë parlamenti është ky që nuk flet për reformën në drejtësi?
Shkoni në Prokurori dhe tregoni se doni shtetin ligjor!
Berisha vjen në Kuvend
Tahiri: Mirëserdhe shembulli më egzemplar për shpifjet. Vetëm thuaji tët biri të japë llogari, se kësaj i thonë ‘bëm baba të të ngjaj… Bëmë baba të të ngjaj.. thuaj atij djalit të shkojë në komision të përgjigjet cfarë ka bërë nën lëkurën tënde, shko vetë atje jep llogari lër edhe tët bir të japë llogari. Kjo është Shqipëria që nuk duan shqiptarët.
Jozefina Topalli ngrihet në këmbë duke i bërtitur Tahirit… çohen të gjithë dhe bllokojnë podiumin/java/a.k