Një sherr banal ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 17 të mbrëmjes në qytetin e Beratit dhe më konkretisht në afërsi të universitetit.
Nuk dihet me siguri arsyeja që ka shkaktuar sherrin mes këtyre të rinjve adoleshentë, por ajo që shikojmë në video janë dy vajza të tërbuara, të cilat vetëm si femra nuk duken.
Ato kanë dalë tërësisht jashtë binarëve dhe nisin të zihen si mos më keq me djalin, i cili tregohet gjatë gjithë kohës i sjellshëm dhe nuk ngre dorën as për t’u vetëmbrojtur.
Është vajza e veshur me të zeza, ajo që heq këpucën dhe nis ofendimet ndaj djalit. Më poshtë gjeni një pjesë të bisedës së tyre degjeneruese.
Vajza: Të heq çik këpucët se s’rrah dot njerëz me… me taka
Djali: Dhe unë s’rrah dot femrat nudo.
Vajza: E do me këtë ti. Të hap trutë…
Djali: Më prek ti mua me atë, po…
Vajza: Ça do më bësh? Do më hash k*rin? Eee vari k*rs…
Djali: Rri urtë të thashë…
Vajza: Ti mua ore? Ti mua ore?
Më tej videoja është e mbushur e gjitha me sharja banale dhe ofendime nga më të turpshmet, të cilat dalin të gjitha nga gojët e vajzave. Ato e vënë djalin në mes dhe e mbysin duke e goditur me shqelma e grushte. Madje, vajza me të zezë e qëllon edhe me këpucën e saj.
Një video që të bën të vësh duart në kokë dhe të reflektosh se ku është duke shkuar shoqëria shqiptare me këto ritme e me këta breza të shkatërruar që sa po vijnë e po bëhen më keq. Vajzat shajnë si meshkuj, djali nuk i ndihet zëri, vajzat ngrënë dorën, djali as nuk tenton të vetëmbrohet. Lum nëna që i ka këto vajza e mjerë ata që do i marrin në shtëpi! Brez i kalbur…/JOQ.al/