Gjatë konferencës së Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë me temën “Pjesëmarrja qytetare dhe demokracia”, ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin hodhi kritika të forta për sa i përket numrit të aplikimeve që vijnë nga radhët e shoqërisë civile në lidhje me reformën në Drejtësi.
Vlahutin ka thënë se pushteti i qytetarëve duhet të ushtrohet gjithmonë, jo vetëm kur zhvillohen zgjedhje, ndërsa u shpreh se reforma në drejtësi parashikon komisione me pjesëmarrjen e shoqërisë civile. “Është shqetësues fakti se nga Shoqëria Civile ka pasur vetëm 2 aplikime për komisionet e reformës në drejtësi. Mos vallë shoqëria Civile ka frikë nga presioni? Qytetarët shqiptare duhet të dinë të bëjnë dallimin”, tha Vlahutin.
ma.me